Eurocol
Na Kontaktoni
Qendra Tregtare Toptani
Të gjitha projektet

Qendra Tregtare Toptani

Arkitekturë bashkëkohore në zemrë të Tiranës.

Vendndodhja Rr. Murat Toptani,
Tiranë
Viti 2013 – 2017
Sipërfaqja 61,000 m²
Funksioni Qëndrë Tregtare
Arkitekti MVRDV – Hollandë

Qendra
Tregtare Toptani

E pozicionuar në zemër të Tiranës, Qendra Tregtare “Toptani” përfaqëson një ndërthurje të arkitekturës bashkëkohore me dinamizmin e jetës urbane. Konceptuar nga studioja e njohur ndërkombëtare MVRDV, projekti sjell një qasje arkitekturore të veçantë.

Me një sipërfaqe prej 61,000 m², qendra është konceptuar si një destinacion multifunksional, ku tregtia, shërbimet dhe hapësirat e përbashkëta ndërthuren për të krijuar një përvojë tërheqëse për vizitorët.

E vendosur në një nga zonat më të rëndësishme të qëndrës historike të Tiranës, “Toptani” synon të shkojnë përtej funksionit tradicional të një qëndre tregtare, duke u shndërruar në një pikë takimi, aktiviteti dhe referimi për kryeqytetin.

Projekti tjetër

Qendra e Biznesit Eurocol

Bashkohuni me ne.

Eksploroni mundësitë e karrierës dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë. Së bashku ndërtojmë projekte që lënë gjurmë.