Parku
Rinia Korçë
Projekti i rigjenerimit të Parkut “Rinia” synon t’i japë një jetë të re një prej hapësirave publike më të dashura të qytetit të Korçës, duke ruajtur rëndësinë e tij për komunitetin.
Përmes ndërthurjes së materialeve, ngjyrave dhe ndriçimit, projekti sjell një identitet të rinovuar, duke krijuar një mjedis tërheqës dhe funksional për banorët dhe vizitorët.
I konceptuar si një park gjithëpërfshirës, ai ofron mundësi për argëtim, aktivitet fizik dhe çlodhje për të gjitha grupmoshat. Parku “Rinia” forcon rolin e tij si një pikë e rëndësishme takimi për komunitetin.