Ura
e Lanës
E konceptuar si një dhuratë e Eurocol Shpk për qytetin e Tiranës, Ura e Lanës përfaqëson një ndërthurje të veçantë të arkitekturës bashkëkohore, inovacionit konstruktiv dhe funksionalitetit urban.
Forma e saj dalluese dhe kombinimi i çelikut me drurin e laminuar krijojnë një strukturë elegante, që i shton karakter peizazhit urban. Ura ofron një lidhje të dedikuar dhe të aksesueshme për këmbsorët, çiklististët dhe personat me aftësi të kufizuara.
Një nga veçoritë më të spikatura të projektit ishte procesi i montimit. Pas përgatitjes dhe përpunimit të elementeve konstruktive në kantier, montimi përfundimtar në vend zgjati vetëm 10 orë, gjatë natës.
Ura e Lanës dëshmon angazhimin e Eurocol Shpk për të sjellë zgjidhje inovative në hapësirën publike.