Qendra
e Korçës
Projekti pasuron një nga hapësirat kryesore publike të Korçës, duke krijuar një pikë të re referimi në zemër të qytetit. Kulla panoramike, e vendosur përgjatë bulevardit pedonal, ofron një perspektivë të veçantë mbi qytetin.
Në nivelin e sheshit, elementi ujor dhe pista e patinazhit përpara teatrit i japin hapësirës një dimension të ri rekreativ.
Përmes kombinimit të pikave panoramike, elementeve ujore dhe hapësirave rekreative, projekti kontribuon në gjallërimin e qëndrës së Korçës.