Qendra
Tregtare Toptani
E pozicionuar në zemër të Tiranës, Qendra Tregtare “Toptani” përfaqëson një ndërthurje të arkitekturës bashkëkohore me dinamizmin e jetës urbane. Konceptuar nga studioja e njohur ndërkombëtare MVRDV, projekti sjell një qasje arkitekturore të veçantë.
Me një sipërfaqe prej 61,000 m², qendra është konceptuar si një destinacion multifunksional, ku tregtia, shërbimet dhe hapësirat e përbashkëta ndërthuren për të krijuar një përvojë tërheqëse për vizitorët.
E vendosur në një nga zonat më të rëndësishme të qëndrës historike të Tiranës, “Toptani” synon të shkojnë përtej funksionit tradicional të një qëndre tregtare, duke u shndërruar në një pikë takimi, aktiviteti dhe referimi për kryeqytetin.