Pazari i
Vjetër i Korçës
Rikonstruksioni i Pazarit të Vjetër të Korçës përfaqëson një ndërhyrje të rëndësishme në ruajtjen dhe rivitalizimin e trashëgimisë historike, duke rikthyer në jetë një nga qëndrat më të rëndësishme historike, tregtare dhe kulturore të qytetit.
Projekti synon të ruajë identitetin autentik të pazarit, duke ndërthurur vlerat arkitekturore dhe karakterin tradicional me nevojat bashkëkohore të një hapësire publike aktive.
Përtej rëndësisë së tij për qytetin, Pazari i Vjetër është konceptuar si një destinacion me vlerë për turizmin shqiptar, ku historia, arkitektura dhe jeta e përditshmee ndërthuren natyrshëm.